Paulo Dybala pritet t’i japë fund aventurës së tij në futbollin italian pas 14 vitesh në Serie A. Sulmuesi argjentinas është aktualisht pjesë e Romës prej katër sezonesh, ndërsa më herët ka luajtur për Palermo dhe Juventus, ku kaloi periudhën më të suksesshme të karrierës së tij në Itali. Kontrata e 32-vjeçarit me Romën skadon në fund të sezonit dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje për rinovim.
View this post on Instagram A post shared by ESPN FC (@espnfc) Sipas raportimeve nga ESPN, Dybala ka vendosur të rikthehet në vendlindje dhe tashmë ka arritur marrëveshje me Boca Juniors. Zyrtarizimi i transferimit pritet të ndodhë në muajin qershor, ku Dybala do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin e njohur argjentinas, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij. /Telegrafi/ Ser