Hamza qytetarëve: Zgjedhjet pasojë e vendimeve të gabuara të Kurtit, koha për t’i thënë mjaftë politikës së bllokadës Lajme Gazeta Express 29/04/2026 17:48 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është drejtuar qytetarëve me një video, ku ka folur ndër tjerash edhe për zgjedhjet e reja të parakohshme si rezultat i moszgjedhjes së presidentit. Hamza, ka thënë se qytetarëve po u kërkohet të votojnë sërish, për shkak të ‘’vendimeve të gabuara politike’’ të qeverisë Kurti, duke thënë se nga kjo e fundit, vendi pati stagnim, përkeqësim dhe rritje të kostos së jetesë, përcjell Gazeta Express. ‘’Gjatë kësaj kohe ju keni votuar dy herë, dhe tash po ju kërkohet të votoni për herë të tretë.
Jo si rezultat i vullnetit tuaj, por si rezultat i vendimeve të gabuar politike të kësaj qev