Sting thotë se nuk do t’ua lërë pasurinë milionëshe fëmijëve të tij: Duhet të punojnë vetë, i arsimova

Këngëtari britanik Sting (Gordon Matthew Thomas Sumner) ka folur sërish hapur për mënyrën se si e sheh pasurinë dhe trashëgiminë, duke thënë se t’u lësh fëmijëve të tu paratë pa u munduar vetë “mund të jetë një lloj abuzimi”. Në një intervistë të fundit për CBS Sunday Morning me Mark Phillips, Sting shpjegoi se, sipas tij, gjëja më e keqe që mund t’i bësh një fëmije është t’i thuash se nuk ka nevojë të punojë, shkruan The Independent . “Mendoj se gjëja më e keqe që mund t’i bësh një fëmije është t’i thuash: ‘Nuk ke pse të punosh’.

Mendoj se kjo është një formë abuzimi, të cilës shpresoj të mos i jem kurrë fajtor,” u shpreh ai. Ai theksoi se nuk planifikon t’u krijojë fonde besimi (trust funds) gjashtë fëmijëve të tij, duke i quajtur ato si një barrë që mund t’u rëndojë në jetë, në vend se

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *