Burim Meta: Kurti i ka bërë tradhti Vjosa Osmanit, deri në momentet e fundit i tha se ajo është kandidatja e vetme Lajme Gazeta Express 06/05/2026 23:46 Burim Meta, ish-këshilltar i Vjosa Osmani, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për raportet e mëhershme politike ndërmjet Osmanit dhe Albin Kurti. Meta ka deklaruar se, sipas tij, Kurti i kishte dhënë mbështetje Osmanit për postin e presidentes, por më vonë kishte ndryshuar qëndrim, duke e cilësuar këtë si “tradhti”. “Unë dua të them disa biseda që i ka pasur Albin Kurti me Vjosa Osmanin, të cilat nuk i dini ju.
Deri në momentet e fundit, Albin Kurti ka thënë që i ka 57 deputetë dhe se në çdo moment mund ta realizojë këtë. Këto fjalë i ka thënë deri dy apo tre ditë para zhvillimeve të fundit”, ka deklaruar Meta. Ai shtoi se, sipas