Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e fundit lidhur me situatën pas helmimit të 56 studentë të Akademisë së Sigurisë. Policia njofton se lidhur me rastin janë arrestuar kuzhinieri dhe teknologia e ushqimit. “Dje, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë.
Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim. Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dyshohet ushqimi Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për këtë rast: -ar