Platforma Netflix ka shënuar një tjetër sukses me filmin e ri aksion “Apex”, i cili është kthyer shpejt në fenomen global. Vetëm tre ditë pas publikimit, filmi ka arritur rreth 38 milionë shikime, duke u renditur ndër titujt me rritjen më të shpejtë në platformë gjatë këtij viti. “Apex” u publikua më 24 prill dhe që një ditë më vonë u ngjit në vendin e parë të filmave më të shikuar në nivel global.
Foto: Instagram Brenda javës së parë, deri më 26 prill, ai grumbulloi rreth 38.2 milionë shikime, duke u bërë premiera e tretë më e madhe filmike në Netflix për vitin 2026. Vëmendje të madhe ka marrë edhe kasti i aktorëve, ku përfshihen emra të njohur si Charlize Theron, Taron Egerton dhe Eric Bana. Performancat e tyre, së bashku me regjinë e Baltasar Kormakur, kanë ndikuar në pritjen pozitive n