Rubio dhe Papa Leo diskutuan për “situatën në Lindjen e Mesme”, thotë Departamenti amerikan i Shtetit Lajme Gazeta Express 07/05/2026 15:44 Serketari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe Papa Leo diskutuan për “situatën në Lindjen e Mesme” dhe tema me interes të përbashkët në Hemisferën Perëndimore, sipas një përmbledhjeje të shkurtër të takimit të tyre sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit, raporton CNN. “Takimi theksoi marrëdhënien e fortë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë, si dhe përkushtimin e tyre të përbashkët për promovimin e paqes dhe dinjitetit njerëzor”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Rubio qëndroi brenda Pallatit Apostolik për më shumë se dy orë, sipas grupit të gazetarëve në terren.
Nuk është e qartë sa zgjati takimi i tij me Papën; vizita prit