Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se procesi aktual për zgjedhjen e presidentit po keqpërdoret politikisht dhe se, sipas tij, po krijohet një skenar artificial i krizës institucionale. Ai tha se LDK nuk do të marrë pjesë në atë që e quajti “shou politik”, duke theksuar se procesi nuk i shërben interesit të shtetit dhe se po dëmton seriozitetin institucional të Kosovës. Megjithatë, Abdixhiku u ndal edhe te raportet politike në proces, duke ngritur pikëpyetje për qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti ndaj presidentes aktuale Vjosa Osmani.
“Çka nuk po arrij me kuptu unë është pse po i pengon kaq shumë Vjosa Osmani Albin Kurtit”, tha Abdixhiku, duke shtuar se, sipas tij, Osmani do të kishte mbështetje të gjerë qytetare. Ai theksoi se, për shkak të afateve t