Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, njofton opinionin publik se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë dy aksione në lokacionet: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Sipas një njoftimi bëhet e ditur se si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar (6) persona me inicialet F.S., L.R., N.S. A.I., A.Sh., dhe B.B.
prej 48 orësh, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penale: ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ’Keqpërdorimi i informatës zyrtare’’, ‘’Ma