Tre zyrtarë policorë janë arrestuar në një operacion të zhvilluar të enjten nga organet e rendit në Kosovë, nën dyshimet për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), operacioni është udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me IPK-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Gjatë aksionit, katër zyrtarë policorë janë shoqëruar në objektin e IPK-së për intervistim.
“Pas intervistimit, tre zyrtarë policorë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, kurse ndaj një zyrtari tjetër rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt”, th