Enti Shtetëror për Statistika njofton se inflacioni në Maqedoninë e Veriut është duke u rritur ndjeshëm. “Indeksi i çmimeve të konsumit në prill 2026 në krahasim me prillin 2025 është rritur me 5.7 përqind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është rritur me 5 përqind”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës. Në bazë mujore, rritja më e lartë ishte në transport, me 10.1 përqind, dhe inflacioni i matur përmes indeksit të çmimeve të konsumit në prill 2026, krahasuar me marsin 2026, ishte 1.3 përqind.
“Në prill 2026, krahasuar me marsin 2026, një rritje e kostos së jetesës u regjistrua në grupet e mëposhtme: transporti me 10.1 përqind, rekreacioni, sporti dhe kultura me 1.4 përqind, pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 1.2 përqind, ushqimi dhe pijet joalkoolike me 0.