Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, u drejtua në konsultimin kombëtar “Nga zotimet në veprim: Udhërrëfyesi i përgjegjshëm gjinor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, i organizuar nga Ministria për Çështje Evropiane në bashkëpunim me zyrën e UN Women në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij, ministri Sali theksoi se procesi i integrimit evropian nuk është vetëm një proces teknik i harmonizimit me legjislacionin e BE-së, por një transformim thelbësor shoqëror, ku barazia gjinore përbën një tregues kyç të cilësisë së demokracisë. “Bashkimi Evropian është një bashkësi vlerash, ndërsa barazia është një nga vlerat e tij themelore.
Prandaj, perspektiva gjinore duhet të integrohet në të gjitha politikat, reformat dhe proceset institucionale&