Pas vdekjes, Rexhep Qosja dekorohet me “Nderi i Republikës së Kosovës”

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar pas vdekjes akademikun Rexhep Qosja me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Përmes një postimi publik, Haxhiu ka vlerësuar figurën dhe kontributin e Qosjes në letërsi, shkencë dhe çështjen kombëtare shqiptare. “Me nderim të thellë, e kam dekoruar pas vdekjes akademik Rexhep Qosjen me titullin ‘Nderi i Republikës së Kosovës’”, ka shkruar ajo.

Tutje, ushtruesja e detyrës së presidentes ka theksuar se Qosja ishte një ndër figurat më të rëndësishme të mendimit shqiptar. “Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, shkencës dhe mendimit shqiptar. Me veprën e tij të gjerë, me qëndrimin e tij publik dhe me përkushtimin ndaj çështjeve të mëdha të kombit, ai la gjurmë të thella në kulturën shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *