Liverpooli pritet të bëjë ndryshime të mëdha në repartin e portës gjatë afatit kalimtar së verës. Sipas raportimeve të ESPN , gardiani brazilian Alisson Becker është shumë pranë largimit drejt Juventusit, me klubin italian që mund të paguajë rreth 10 milionë euro për transferimin e tij. Kontrata e 33-vjeçarit me “The Reds” skadon në vitin 2027.
Përballë këtij skenari, drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur kërkimet për një zëvendësues të denjë dhe në tavolinë ndodhen pesë kandidatë kryesorë. Emri i parë në listë është ai i Giorgi Mamardashvili, portieri gjeorgjian u transferua nga Valencia verën e kaluar për rreth 30 milionë euro dhe shihej si pasardhësi natyral i Alissonit. Megjithatë, 25-vjeçari ka zhvilluar vetëm 18 ndeshje këtë sezon, kryesisht në mungesë të brazilianit për shkak dëmtimi,