Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1 dhe basketbollisti i njohur, Fis Juniku, ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses sezonin e fundit të podcastit të tij. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar një fotografi përmbledhëse me 12 episodet e këtij sezoni, duke shënuar kështu edhe mbylljen zyrtare të tij. Në imazh shihen të përfshirë të gjithë mysafirët e sezonit, ndërsa në fund janë vendosur edhe partnerët që e kanë mbështetur projektin.
Fis Juniku ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e realizimit të këtij sezoni – nga ekipi prapa skenës, te publiku që e ka ndjekur në çdo episod. “Faleminderit shumë krejtve që ishit pjesë — prej atyre prapa skenës deri te ju që na dëgjoni çdo episod”, ka shkruar ai, duke theksuar se sezoni u ndërtua mbi 12 episo