Gjykata e Apeli e ka vërtetuar dënimin me 12 vjet burgim të Edon Bujupit, i akuzuar për vrasjen e vjehrrit të tij më 2023. “Refuzohen si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda dhe e mbrojtësit të akuzuarit Edon Bujupi av. Skender Musa, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, {…} i datës 24.10.2025, Vërtetohet.” – thuhet në vendimin e Apelit.
Edon Bujupi nga Prokuroria e Prishtinës po akuzohet se pas një mosmarrëveshjeje që e kishte pasur me vëllanë dhe babanë e bashkëshortes së tij pas një përleshjeje, e kishte goditur vjehrrin e tij A.K. me thikë në regjionin e majtë të kraharorit. Si pasojë e plagëve të shkaktuara A.K.
kishte vdekur në SHSKUK. Gjykata Themelore e Prishtinës më 29.09.2025 e