Viti 2025 ka shënuar një rekord historik në landin e Bavarisë në Gjermaninë jugore, numri i personave që kanë marrë pasaportën gjermane ka arritur nivele të papara deri më tani. Sipas të dhënave më të reja, qytetarët nga Kosova renditen ndër grupet kryesore që kanë përfituar nga ky proces. Sipas gazetës gjermane “ Süddeutsche Zeitung ”, rreth 60’000 njerëz janë bërë shtetas të rinj të Bavarisë gjatë vitit të kaluar.
Në këtë statistikë rekord, Kosova zë një vend mjaft të rëndësishëm. Raporti specifikon se rreth 4100 persona me origjinë nga Kosova kanë marrë shtetësinë gjermane në këtë land, duke u renditur në vendin e tretë, së bashku me Rusinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, menjëherë pas Turqisë (6495) dhe Sirisë (4979). Zyra e Statistikave e Bavarisë bëri të ditur se numri total prej 59’573 per