“Nuk ka dyshim për mua”, Messi zgjedh lojtarin që e sheh si pasardhës të tij

Lionel Messi ka zgjedhur yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, si lojtarin që i kujton më së shumti veten kur ishte i ri. Të dy janë krahasuar pothuajse që nga momenti kur Yamal u afirmua me ekipin e parë, dhe ka pak dyshime se, sa i përket stilit dhe pozicionit në fushë, Barcelona nuk ka pasur një pasues më natyral që kur Messi u largua në vitin 2022. Të dy janë mëngjarashë, të dy talente të jashtëzakonshme në moshë shumë të re me aftësi të shkëlqyera në driblim dhe, që nga ky sezon, të dy mbajnë fanellën me numrin 10, prandaj nuk mungojnë paralelizmat që mund të nxirren.

Edhe pse mund të jenë të ndryshëm në mënyrën e lojës, Lamine Yamal erdhi gjithashtu në një moment kur Barcelona kishte nevojë për një yll të ri. Megjithatë, Yamal ka arritur ta bëjë këtë në një moshë edhe më të vogël. Duke f

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *