Real Madridi po kalon javë të trazuara prapa skenës, me raportime të shumta që flasin për një atmosferë të tensionuar në skuadër, përplasje mes lojtarëve dhe pakënaqësi të brendshme. Sipas këtyre pretendimeve, incidentet janë shtuar në ditët e fundit dhe kanë detyruar klubin të ndërhyjë për ta qetësuar situatën. Një nga rastet më të përfolura lidhet me Antonio Rüdiger, për të cilin pretendohet se ka pasur një konflikt me Álvaro Carreras, madje në një moment edhe e ka goditur, ndërsa lojtarët e tjerë janë dashur të ndërhyjnë për ta ndalur situatën.
Raportohet se javë më vonë, Rudiger e ka ofenduar dhe i ka bërtitur Carrerasit në stërvitje, deri në atë pikë sa skuadra e ka detyruar të kërkojë falje. Carreras e ka konfirmuar incidentin përmes një postimi në Instagram. Në të njëjtën kohë, në q