Policia ka zbardhur dinamikën paraprake të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së martës në Sarandë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Rexhep Ismaili, pronar i një pompe derivatesh dhe kryetar i Shoqatës “Çamëria” – dega Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në zonën e njohur si “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të viktimës. Sipas Policisë, konflikti ka nisur fillimisht me sende të forta mes disa personave dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Për pasojë, 66-vjeçari Rexhep Ismaili ka mbetur i vrarë në vendngjarje. Nga hetimet e para, autor i dyshuar i krimit është shtetasi Lulëzim Tabaku, i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj Ismailit dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Policia bën të ditur se dysh