Bandat kriminale shqiptare po përdorin rrjetin social TikTok për të reklamuar kalime ilegale drejt Britanisë së Madhe me gomone, duke ofruar çmime shumë më të ulëta se më parë. Media prestigjoze britanike “The Telegraph” ka publikuar nje shkrim thuhet se ne disa postime të publikuara gjatë muajit prill, persona të dyshuar si kontrabandistë njerëzish premtonin udhëtime të përditshme nga veriu i Francës drejt Doverit për vetëm 150 paund për person. Reklamat shoqëroheshin me harta të itinerarit, flamuj shqiptarë e britanikë dhe mesazhe të drejtpërdrejta për emigrantët shqiptarë që kërkojnë të kalojnë Kanalin Anglez.
Autoritetet britanike dyshojnë se ofertat mund të jenë mashtrim për të përfituar para nga emigrantët, pasi kostot reale të gomoneve dhe motorëve janë shumë më të larta. Sipas zyrt