U.D. e shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka deklaruar se Kosova nuk mund ta marrë automatikisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi duhet t’i bindë të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së. Në aktivitetin e organizuar për Ditën e Evropës, Palatova tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE kërkon mbështetje të plotë politike nga shtetet anëtare dhe përmbushje të standardeve demokratike.
“E di, zoti Kryeministër, që ju dëshironi që BE-ja të ecë përpara me aplikimin për anëtarësim, të cilin e dorëzuat gjatë presidencës çeke në Pragë. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar që ta arrini këtë synim të radhës. Por më lejoni të jem e sinqertë: Brukseli nuk mund ta japë thjesht statusin e kandidatit.
Ju duhet t’i bindni 27 s