Jadon Sancho është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi u përfshi në replika të tensionuara me tifozët e Manchester United lidhur me periudhën e tij në “Old Trafford”. Sulmuesi anglez u aktivizua nga banka rezervë në fitoren bindëse 4-0 të Aston Villa ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Evropës. Villa përmbysi humbjen 1-0 nga takimi i parë dhe siguroi finalen me rezultat të përgjithshëm 4-1, ku do të përballet me Freiburg në Stamboll më 20 maj.
Me këtë arritje, Sancho bëhet pjesë e një skuadre finaliste evropiane për të tretin sezon radhazi. Ai ishte pjesë e Borussia Dortmund në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2024 dhe e Chelsea në finalen e Ligës së Konferencës në vitin 2025. Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë, pas