Kryeministri britanik pëson humbje të rëndë në zgjedhjet lokale

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka pësuar humbje të mëdha në zgjedhjet e së premtes, gjë që tregon thellësinë e pakënaqësisë së votuesve ndaj qeverisë së tij dhe hap pyetje të reja për të ardhmen e tij politike, vetëm dy vite pas fitores së madhe në zgjedhjet e përgjithshme. Partia e tij Laburiste ka humbur mbështetje në shumë zona ku janë shpallur rezultatet gjatë natës, duke përfshirë bastione tradicionale në rajonet e dikurshme industriale të Anglisë qendrore dhe veriore, si dhe në disa pjesë të Londrës. Fituesi kryesor i zgjedhjeve ishte partia populiste kundër emigracionit Reform UK, e udhëhequr nga mbështetësi i BREXIT-it Nigel Farage.

Ajo ka fituar më shumë se 200 vende në këshillat lokalë në Angli dhe mund të bëhet forca kryesore opozitare në Skoci dhe Uells, përballë Partisë N

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *