Vincent Kompany po kërkon përforcime të reja në repartin ofensiv të Bayern Munich për sezonin e ardhshëm, ndërsa emri i Charles De Ketelaere po fiton gjithnjë e më shumë terren në planet e klubit bavarez. Drejtuesit e Bayernit kanë vendosur të mos e mbajnë Nicolas Jackson pas përfundimit të huazimit të tij, pasi sulmuesi senegalez nuk arriti të bindë plotësisht me paraqitjet e tij. Sipas raportimeve të gazetarit Sacha Tavolieri, Bayern po kërkon një profil më teknik dhe më fleksibël në sulm, një lojtar që mund të lëvizë mes linjave dhe të ofrojë më shumë alternativa pranë Harry Kane.
Pikërisht për këtë arsye, De Ketelaere shihet si një nga prioritetet kryesore të klubit gjerman. Futbollisti belg ka rigjetur formën më të mirë te Atalanta, pas një periudhe të vështirë te AC Milan. Në Bergamo