Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste të fruthit në Kosovë. Që nga përhapja e sëmundjes ngjitëse, është shtuar dukshëm interesimi i prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre me vaksinën kundër fruthit. Vetëm nga prilli në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë vaksinuar mbi 200 fëmijë.
Në Klinikën Infektive të QKUK-së momentalisht po trajtohen katër pacientë. Sipas drejtoreshës së kësaj klinike, Vera Berisha, gjendja shëndetësore e tyre ka qenë relativisht e rëndë, ndërsa që njëri prej tyre kishte komplikime të rënda në mushkëri. Pacientët e tjerë janë përcjellë edhe nga oftamologu.
Berisha bëri të ditur për KosovaPress se pacientët që po trajtohen janë të moshës njëvjeçare. Ajo u bën thirrje prindërve që të mos hezitojnë t’i vaksinojnë të vegjëlit e t