Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi, ka publikuar listën e fermerëve përfitues nga skema për serrat bujqësore prej 1 ari, në kuadër të bashkëpunimit me Organizatën “Islamic Relief Worldwide – Zyra në Kosovë”. Sipas dokumentit zyrtar, lista e përfituesve vjen pas thirrjes publike të datës 16 mars 2026 dhe bazohet në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe “Islamic Relief Worldwide – Zyra në Kosovë”, e nënshkruar më 14 mars 2026. Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për listën e fermerëve aplikues/përfitues për “serra 1-ari”, ndërsa dokumenti mban datën 08.05.2026 dhe është lëshuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë (bashkëfinancim me Islamic Relief Kosova).
Lista përmban emrat e përfituesve, vendbanimin dhe n