Presidenti amerikan, Donald Trump, ka postuar në Truth Social duke thënë se do të ketë një armëpushim tre-ditor midis Rusisë dhe Ukrainës. Do të hyjë në fuqi nga nesër dhe do të zgjasë deri të hënën. “Ky armëpushim do të përfshijë pezullimin e të gjithë aktivitetit, si dhe një shkëmbim burgjesh prej 1,000 të burgosurish nga secili vend”, shkroi ai.
“Kjo kërkesë u bë drejtpërdrejt nga unë dhe e vlerësoj shumë miratimin e presidentit Vladimir Putin dhe presidentit Volodymyr Zelensky”, shtoi ai. Më poshtë gjeni postimin e plotë: Kam kënaqësinë të njoftoj se do të ketë një ARMËPUSHIM TRE-DITOR (9, 10 dhe 11 maj) në Luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Festimi në Rusi është për Ditën e Fitores, por po ashtu edhe në Ukrainë, sepse ata ishin gjithashtu një pjesë dhe faktor i madh i Luftë