Mesfushori Aurelien Tchouameni ka kërkuar falje që e dëmtoi imazhin e klubit, me një përplasje fizike ndaj Federico Valverdes. Në bazë të raportimeve, francezi e kishte goditur në fytyrë uruguaianin, ndërsa Real Madridi i dënoi me një gjobë prej 500 mijë eurove për secilin. Tchouameni ka reaguar për herë të parë duke kërkuar falje për veprimin e bërë, si dhe që e dëmtoi imazhin e klubit.
“Ajo që ndodhi këtë javë në stërvitje është e papranueshme — e them këtë duke menduar për shembullin që pritet të japim për të rinjtë, qoftë në futboll apo në shkollë. Pavarësisht se kush ka të drejtë apo jo, ne duhet gjithmonë të kërkojmë zgjidhjen më të qetë për ta zgjidhur një konflikt”. “Mbi të gjitha, më vjen keq për imazhin që i dhamë klubit.
E di që tifozët, stafi, bashkëlojtarët e mi, drejtuesit —