Disa mediumet në Itali raportojnë se e ardhmja e trajnerit Massimiliano Allegrit dhe drejtorit sportiv Igli Tare te Milani është e paqartë, pavarësisht nëse “Rossonerët” sigurojnë ose jo kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Milani mund të përballet me një tjetër verë ndryshimesh të mëdha, pasi në dyshim është jo vetëm trajneri Allegri, por edhe drejtori sportiv Igli Tare. Eksperti i Milanit, Carlo Pellegatti, ka bërë të ditur se Allegri mund të mos qëndrojë në “San Siro” pas verës, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me drejtorin e klubit, Giorgio Furlani.
Kontrata e Allegrit skadon në qershor të vitit 2027, por marrëveshja përfshin një klauzolë zgjatjeje automatike deri më 2028, në rast se Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Megjithatë,” Calciomercato.com” shkruan s