Sulmoi fizikisht policin në Prishtinë, arrestohet i dyshuari – viktima merr trajtim mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit fizik ndaj një polici në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit të së premtes. “Prishtinë 08.05.2026 – 09:35.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima- zyrtari policor, si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. I dyshuari me vendim të prokurorit lidhur me rastin është dërguar në mbajtje.

/Telegrafi/ Kronika e Zezë Lajme Lokale Topics: #dyshuari #fizikisht #viktima

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *