Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka vendosur të largojë dy vëllezërit e tij nga pozicionet e larta në qeveri, pas kritikave të shumta për nepotizëm. Maher dhe Hazem al-Sharaa janë shkarkuar nga funksionet e tyre të deritanishme. Maher kishte detyrën e sekretarit të përgjithshëm në zyrën e presidentit të Sirisë, ndërsa Hazem ishte zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë për Zhvillim Ekonomik.
Sipas i 24News , këto vendime vijnë pas kritikave ndaj Al-Sharaa-s për nepotizëm. Presidenti sirian pret që kjo riorganizim të rrisë besimin e qytetarëve në administratën e tij. Edhe pse ende nuk është konfirmuar se ku do të punojnë vëllezërit e tij pas këtyre vendimeve, pritet që Al-Sharaa ta emërojë Maherin ambasador në Rusi.
Maher është i martuar me një shtetase ruse dhe flet rrjedhshëm gjuhën rus