FIFA ka njoftuar se Kupa e Botës 2026 do të fillojë me tre ceremoni hapëse që do t’i paraprijnë ndeshjeve të para të tre vendeve pritëse: Meksikës, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Kupa e Botës më e madhe në histori fillon më 11 qershor në Mexico City me një ndeshje midis Meksikës dhe Afrikës së Jugut në stadiumin Azteca, i cili do të bëjë histori si i pari që do të presë ndeshje në tre Kupa Bote. “Duke filluar në Mexico City dhe duke vazhduar në ditët në vijim me Toronto dhe Los Angeles, këto ceremoni do të bashkojnë muzikën, kulturën dhe futbollin në një mënyrë që pasqyron si individualitetin e secilit komb ashtu edhe unitetin që përcakton këtë turne.
Është një mënyrë e fuqishme për të nisur një festë vërtet globale”, ka thënë fillimisht presidenti i FIFA-s, Gianni I