Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se synimi i partisë së tij në zgjedhjet e 7 qershorit është të arrijë deri në 60 për qind të votave, duke e konsideruar këtë objektiv të realizueshëm përmes punës, sinqeritetit dhe përkushtimit. Në fjalimin e mbajtur të shtunën në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku u konfirmua sërish si kandidat për kryeministër, Kurti theksoi se mbështetja për Vetëvendosjen është në rritje të vazhdueshme. Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV “Prej shkurtit deri në dhjetor vitin e kaluar u rritëm për 9 për qind, nëse rritemi po aq prej dhjetorit deri në qershor mund të prekim 60 për qind.
Nëse punojmë veçse ne dimë, me sinqeritet dhe përkushtim edhe kjo padyshim është e mundur”, u shpreh ai. Kurti kritiko