Nuk ka fitues në ‘Anfield’, Liverpooli dhe Chelsea ndajnë pikët

Liverpooli dhe Chelsea i ndanë pikët në “Anfield”, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e javës së 36-të të Ligës Premier. Vendasit e nisën furishëm ndeshjen dhe kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë. Pas një aksioni të ndërtuar nga Rio Ngumoha, Ryan Gravenberch mori topin në skajin e zonës dhe e dërgoi saktë në këndin e djathtë të sipërm për 1-0.

Chelsea reagoi dhe krijoi raste të rrezikshme, me Marc Cucurella-n që pati një mundësi të madhe në minutën e 28-të në situatë një kundër një, por u ndal nga një pritje vendimtare e Giorgi Mamardashvilit. Barazimi erdhi në minutën e 35-të, kur Enzo Fernandez realizoi një goditje dënimi të shkëlqyer, me topin që përfundoi në rrjetë pasi preku shtyllën e majtë për 1-1. Në fillim të pjesës së dytë, Chelsea mendoi se e kishte përmbysur rezultatin, por gol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *