Astronautët në bordin e misionit hapësinor Gemini 7 më shumë se 60 vjet më parë raportuan se kishin parë një objekt të paidentifikuar “të padukshëm” , me njërin që e përshkroi atë si një “trup të shkëlqyer… me triliona grimca mbi të”, sipas dosjeve të publikuara nga Pentagoni. Astronautët e NASA-s, Frank Borman dhe Jim Lovell, ia detajuan kontrollit të misionit pamjen e rrallë dhe vëzhgimet e tyre u regjistruan në një transkript të bërë publik për herë të parë. “Objekt në orën 10:00”, tha Borman në radio më 5 dhjetor 1965, sipas transkriptit.
Kur një zyrtar i NASA-s pyeti nëse Borman po përshkruante raketën përforcuese të anijes Gemini apo po përshkruante një “pamje natyrore”, astronauti u përgjigj: “Kemi mbeturina këtu lart. Kjo është një pa