Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur të mërkurën (06/05/2026) mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend, me fokus të veçantë përgatitjet për Zgjedhjet e Përgjithshme të 7 qershorit. Sipas njoftimit të PDK-së, në mbledhje është theksuar nevoja për mobilizim të plotë të strukturave të partisë, përfshirë angazhimin për regjistrimin e votuesve dhe përkrahësve të PDK-së në mërgatë. Në këtë takim, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur mirënjohje edhe për deputetin e deritanishëm, Ferat Shala, i cili ka vendosur të mos jetë pjesë e garës zgjedhore, duke vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në parti dhe institucione.
“Në këtë mbledhje, kryetari Hamza shprehu mirënjohje edhe për deputetin e deritanishëm, Ferat Shala, i cili ka vendosur