Kosova feston 9 Majin, Palatova: Ju duam pjesë e këtij Bashkimi Evropian

Në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizoi një sërë aktivitetesh festive në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, organizata të ndryshme dhe qytetarë. Aktivitetet nisën me hapjen e ekspozitës “Me art festojmë Evropën”, ndërsa më pas u mbajt performanca e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”. Po ashtu, në kuadër të organizimeve u zhvillua edhe Këndi i BE-së për fëmijë si dhe panairi “Team Europe”.

Ushtuesja e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, tha se Bashkimi Evropian për më shumë se 25 vjet ka qenë partneri kryesor dhe mbështetësi më i madh financiar i Kosovës. Ajo theksoi se që nga viti 1999, BE-ja ka investuar mbi 3.7 miliardë euro në Kosovë, investime të cilat, sipas saj, kanë s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *