Mjafton pak vaj esencial dhe një copë pambuk që aroma të përhapet gjatë pastrimit, duke u futur në tepihë, perde dhe mobilie Aroma e pastër, e freskët dhe elegante që ndihet në hotelet luksoze nuk është rastësi. Ajo zakonisht nuk vjen nga freskuesit e zakonshëm të ajrit, të cilët shpërndahen për pak minuta dhe më pas zhduken. Sekreti qëndron te aromat që depërtojnë në pëlhura, tepihë, perde dhe mobilie, duke qëndruar aty më gjatë.
Pikërisht për këtë arsye, një truk shumë i thjeshtë me fshesën me rrymë është bërë shumë i përhapur në rrjetet sociale. Për ta provuar, ju duhen vetëm tri pika vaj esencial dhe një copë e vogël pambuku. Pambukun lageni me vajin esencial që ju pëlqen më shumë, pastaj vendoseni në qesen e fshesës me rrymë ose afër filtrit nga kalon ajri i ngrohtë.
Sapo ta ndizni fs