Ushtria izraelite heton rastin pasi një ushtar u pa duke përdhosur statujën e Virgjëreshës Mari në Liban

Ushtria izraelite tha të enjten se do të hetojë pasi një ushtar u fotografua duke vendosur një cigare në gojën e një statuje të Virgjëreshës Mari në Libanin jugor. Një imazh që duket se tregon një ushtar izraelit me krahun rreth figurës së nderuar të krishterë dhe duke mbajtur një cigare në gojën e saj, u shpërnda gjerësisht në mediat sociale të mërkurën, transmeton Telegrafi. Kur u pyet për përgjigjen e saj ndaj imazhit, ushtria izraelite tha se “e sheh incidentin me ashpërsinë më të madhe dhe thekson se sjellja e ushtarit devijon plotësisht nga vlerat e pritura nga personeli i saj”.

“Incidenti do të hetohet dhe do të merren masa komanduese kundër ushtarit në përputhje me gjetjet”, shtoi ajo. Tha se një shqyrtim fillestar tregoi se imazhi është bërë disa javë më pa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *