Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij përsëri viral me vallëzimin elektrizues para Parlamentit Lajme Gazeta Express 09/05/2026 21:26 Sot, lideri pro-evropian i qendrës së djathtë, Peter Magyar, është betuar si kryeministër i Hungarisë, duke i dhënë fund zyrtarisht 16 vjetëve të qeverisjes së Viktor Orbanit. Magyar, në një postim të bërë në rrjetin social ‘’X’’, ka ndarë një video pas inaugurimit të qeverisë. ‘‘Qeveria e re e Hungarisë pas inaugurimit.
Kurrë nuk ka qenë kaq bukur të jesh hungarez’’, ka shkruar ai. Në video është edhe ministri Zsolt Hegedus, i cili shihet teksa nën tingujt e muzikës në shkallët e ndërtesës së Parlamentit në Budapest. Hegedus, edhe para disa ditësh ishte bërë viral për të njëjtën arsye, ku ishte parë teksa kërcente.
The new government of Hu