Dy asiste dhe një gol, Messi shkëlqen në fitoren e Inter Miamit

Dy asiste dhe një gol, Messi shkëlqen në fitoren e Inter Miamit Futboll Gazeta Express 09/05/2026 21:21 Lionel Messi ka dhënë një tjetër performancë fantastike në MLS. Inter Miami ka shënuar fitore 2:4 në udhëtim ndaj Toronto FC, duke u afruar me kreun, shkruan Gazeta Express. Rodrigo de Paul kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 44-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishte një spektakël nga argjentinasi, Leo Messi. Fillimisht, tetë herë fituesi i Topit të Artë asistoi për Luis Suarez në minutën e 56-të. Më pas, Messi asistoi edhe për Reguilon në minutën e 73-të, para se të shënonte vet dy minuta më vonë.

Toronto u kundërpërgjigj me dy gola nga Aristizabal, por ishte e pamjaftueshme për të evituar humbjen. Topics: #messi #inter #asiste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *