Studimi i ri tregon se molekula miR-93 mund të luajë rol të rëndësishëm në grumbullimin e yndyrës në mëlçi, ndërsa një përbërës i njohur po shqyrtohet si mundësi e ardhshme terapeutike Sëmundja metabolike e mëlçisë së dhjamosur, e njohur si MASLD, lidhet me mbipeshën, rezistencën ndaj insulinës dhe diabetin e tipit 2. Sipas Ulsan National Institute of Science and Technology , rreth 25 deri në 30 për qind e popullsisë globale mund të jetë e prekur nga kjo gjendje, e cila shpesh përparon pa simptoma të dukshme. MASLD ndodh kur yndyra grumbullohet në mëlçi në prani të çrregullimeve metabolike, si mbipesha, trigliceridet e larta, diabeti i tipit 2 ose presioni i lartë i gjakut.
Në fazat e para, shumë persona nuk ndiejnë asgjë, por me kalimin e kohës gjendja mund të çojë në inflamacion, fibrozë