Ish-presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar bashkëpunimin me ish-deputeten Albena Reshitaj, e cila pritet të garojë për zgjedhjet e 7 qershorit. Osmani këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Ajo ka shkruar se një bashkëpunim i filluar më shumë se një dekadë më parë, e i ndërtuar mes sfidash e suksesesh të përbashkëta, po vazhdon edhe sot.
“Prof.asoc.dr. Albena Reshitaj, ish ministre, deputete në 4 mandate, e mbi të gjitha një grua parimore dhe me bindje politike të qëndrueshme, ka dëshmuar vazhdimisht se nuk dorëzohet para asnjë sfide apo kërcënimi, kur është në pyetje mbrojtja e interesit të Kosovës. Kur u zgjodha Presidente në vitin 2021, me votën e saj vendimtare, Albena krijoi kuorumin e nevojshëm dhe bllokoi rolin e Listës serbe në krijimin e institucionev