Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje që, sipas saj, synon të sigurojë “stabilitet tarifor” dhe të mbrojë konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2026. Në një reagim në Facebook, KEK ka bërë të ditur se marrëveshja është arritur “bazuar në raportin konsultativ të ZRRE-së dhe në koordinim me KESCO-n (FSHU)”, duke theksuar se është dakorduar një mekanizëm i profilizimit të kostove. “Është dakorduar një mekanizëm i profilizimit të kostove që parasheh riprogramimin e obligimeve për periudhën janar–mars 2026, me qëllim shmangien e ndikimit të menjëhershëm në tarifa”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Sipas KEK-ut, mekanizmi parasheh riprogramim dhe shtyrje të përkohshme të obligimeve financiare, si dhe pagesa me këste në një periud