Njofton Kuvendi, vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme nis nga ora 10:00 Lajme Gazeta Express 28/04/2026 9:47 Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme e nisur mbrëmë do të vazhdojë sot nga ora 10:00. Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës po mbahet edhe sot, në ditën kur skadon edhe afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Këtë seancë e bojkotuan partitë opozitare dhe morën pjesë vetëm deputetët e shumicës ku u votua për dy kandidatet për presidente, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Nisja e kësaj seance pa kuorumin e kërkuar me Kushtetutë për zgjedhjen e Presidentit u konsiderua shkelje e Kushtetutës./Express/ Topics: #nga #kuvendi #ora