“Ne shqiptarët e presim turistin si të ishte mysafiri ynë personal”

Gazeta zvicerane “NZZ am Sonntag” thekson në një artikull të gjatë mbi turizmin në Shqipëri se përtej luksit dhe zhvillimit urban, forca më e madhe e Shqipërisë mbetet autenticiteti i saj. Ky autenticitet duhet të ruhet dhe Shqipëria nuk duhet të lejojë të shtypet nga rrotat e zhvillimit të pafrenueshëm. Shqipëria po përjeton një transformim të jashtëzakonshëm dhe po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare si një nga destinacionet më dinamike turistike në Ballkan, shkruan në numrin e së dielës gazeta “NZZ am Sonntag”.

Nga një vend dikur i izoluar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, sot Shqipëria po shndërrohet në një qendër zhvillimi, turizmi dhe arkitekture moderne, duke ruajtur njëkohësisht autenticitetin dhe mikpritjen tradicionale. Një nga simbolet më të forta të këtij tran

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *