Dy vëllezër përleshen për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në mbajtje Lajme Gazeta Express 10/05/2026 8:52 Një konflikt mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten në Mitrovicën e Jugut, si pasojë e një kontesti pronësor. Sipas raportit të Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 9 maj 2026 rreth orës 13:45, kur dy të dyshuarit janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshjeje lidhur me pronën. Gjatë incidentit, lëndime ka pësuar edhe një person që kishte tentuar t’i ndalonte të dyshuarit, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Express. Raporti i plotë: Mitrovicë Jugu / 09.05.2026 – 13:45.
Dy të dyshuar m/k (vëllezër) pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ishin përleshur ndërmje