Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka paralajmëruar se Serbia mund të tentojë të ndërhyjë në integritetin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke përfshirë sulme kibernetike, presione dhe incidente destabilizuese. Fetoshi tha se Serbia në vazhdimësi ka tentuar të ndikojë në proceset zgjedhore në Kosovë dhe se institucionet e sigurisë duhet të jenë në gatishmëri të shtuar para zgjedhjeve të 7 qershorit 2026. “Absolutisht, ne në kuadër të institutit ‘Octopus’ në vazhdimësi e kemi theksuar dhe kemi gjetur përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë që të ndërhyjë në kuptim të cenimit të integritetit të procesit zgjedhor në vendin tonë, në këtë kuadër normalisht që Serbia do të përpiqet edhe një herë që jo vetëm ta instrumentalizojë përfaqësimin politik t
Fetoshi: Serbia mund të tentojë destabilizim dhe ndërhyrje në zgjedhjet e 7 qershorit