Ceremonia vjetore e BAFTA Television Awards u zhvillua në Royal Festival Hall në Londër me prezantues Greg Davies, ndërsa ndër titujt më të përmendur të mbrëmjes ishin “Adolescence”, “Amandaland” dhe “The Celebrity Traitors”. Fituesja kryesore e natës ishte mini-seria dramatike e Netflix-it, “Adolescence”, e cila mori më së shumti çmime. Ndërkohë, Steve Coogan u shpërblye si ‘aktori më i mirë’ për “How Are You?
It’s Alan (Partridge)”, gjersa çmimin në kategorinë e aktores në komedi e fitoi Katherine Parkinson për “Here We Go”. Bafta Awards Në rolet dytësore, BAFTA shkoi për Owen Cooper (“Adolescence”) dhe Christine Tremarco (po ashtu për “Adolescence”). Në kategorinë e programeve argëtuese fitoi “Last One Laughing UK”, ndërsa “Amandaland” u shpall ‘komedia më e mirë’